Alibeaj:Nuk ka heqje të plotë të imunitetit
Share
Amendamentet kushtetetuese për heqjen e imunitetit kanë në thelb rrudhjen e e tij dhe jo heqjen përfundimtare të imunitetit të zyrtarëve të lartë.
Deputeti demokrat Enkeljed Alibeaj I ftuar në Ora News sqaroi se këto amendamente parashikojnë që të hiqet mbrojtja nga hetimi penal për zyratërt e lartë ndërsa sipas tij mbrojtja ndaj arrestit do të ruhet.
Kjo ndërhyrje thotë Alibeaj është rruga më e mirë që insititucioni i akuzës të mos stepet në punën e tij për hetimin e zyrtarëve të lartë. Nga ana tjetër palët politike thotë Alibeaj duhet të mbështesin këtë nismë e cila kërkron 84 vota në parlament.
Me datën 6 gusht parlamenti pritet të votoj ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë.