E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e imunitetit, juristët: Një hap pozitiv

Konstitucionalistët e konsiderojë një hap pozitiv iniciativën parlamentare për heqjen e imunitetit përmes ndryshimeve kushtetutese. Konstitucionalisti Rustem Gjata thotë se kjo iniciativë bën që politikanët dhe gjyqtarët të jenë të barabartë me qytetarët , por që sipas tij ajo që duhet qartësuar mirë do të jetë kufizimi i imunitetit të gjyqtarëve.
 

Konstitucionalisti Rustem Gjata thotë se imuniteti i zyratrëve të lartë ishte i domosdoshëm për aq kohë sa ishte, çka do të thotë shprehet ai se tashmë ka ardhur koha që të ndërmerret një inicativë e tillë.

Më datën 20 korrik, Kuvendi merr në shqyrtim nismën e depozitur nga mazhoranca parlamentare për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë , ndërsa më datën 6 gusht pritet votimi i këtyre ndryshimeve në serancë plenare.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›