E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alicia Keys përdor famën për të mirë

Këngëtarja Alicia Keys tha se është mësuar ta përdorë famën vetëm për të mirë.

“Fama është si monedha. Ju duhet ta mbani dhe ta përdorni mirë, sepse edhe mund ta humbisni atë shumë lehtë. Unë kam arritur një nivel të caktuar të famës sime dhe vërtet atë e kam përdorur vetëm për të mirë”, tha Alicia.

“Unë kam filluar edhe bamirësi, kam shkuar në Afrikë dhe kam ndihmuar njerëzit që vërtet kanë pasur nevojë për ndihmën time dhe atë e kam ofruar me kënaqësi”, tha ajo për revistën britanike Live.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›