Sezoni turistik, agjensitë nisin rezervimet

Që në fillim të muajit maj, nëpër agjensitë turistike të vendit tonë kanë filluar rezervimet për pushimet e verës. Siç duket shqiptarët edhe këtë vit kanë zgjedhur të pushojnë në Turqi, Sharm en Sheik të cilat vazhdojnë të jenë edhe këkë sezon destinacionet konkurruese. Por risia për këtë vit, sipas agjensive turistike do të jetë Spanja, ku shqiptaret do ta kenë mundësinë t'i kalojnë pushimet në këtë shtet edhe me ndihmën e paketave turistike. Tashmë ofertat kanë arritur nëpër agjensitë turistike, dhe rezervimet e para kanë filluar. Ndërkohë përsa i përket çmimeve, pritet që në ketë verë të ketë oferta turistike me çmime pak më të ulëta se vitet e kaluara.
Nga ana tjetër, sipas operatoreve turistik, problematik qendron destinacioni i ishujve grek, sepse vështirësitë kryesore janë paisja e turisteve me viza, të cilat kanë një procedurë më të vështirrë për t'u marrë në krahasim me vendet e tjera.