Superliga, vendoset në fund

Fituesi i titullit të kampionit të Kosovës do të përcaktohet në xhiron e fundit të kampionatit. Me fitore ndaj Trepçës, KEK-ut i mbetet një fije shprese për t’u stolisur me titullin e kampionit. Edhe emri i ekipit që do të luajë në barazh për mbijetesë, do të mësohet në fundjavë, pasi Ferizaj dhe Vëllaznimi tashmë kanë pikë të barabarta.
Nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara këtë xhiro, tri skuadra, Prishtina, Drenica dhe Vëllaznimi kanë arritur të marrin fitore si mysafire, që në Superligë ndodh shumë rrallë.
KEK-u – Trepça 1:0
Emri i ekipit të ri kampion të Kosovës në futboll do të mësohet në xhiron e fundit të këtij kampionati që zhvillohet në fundjavën e ardhshme.
Lideri aktual, Trepça u mposht si mysafire e KEK-ut me rezultat 1:0, në ndeshjen derbi të xhiros së 32-të të Raiffeisen Superligës që u zhvillua të dielën.
Kështu, KEK-u mbetet edhe më tej në luftë për titullin e kampionit, falë golit që e shënoi Arsim Plepolli, atëherë kur pritej fishkëllima e fundit e gjyqtarit dhe kur Trepça bëhej gati ta festojë titullin e kampionit, pasi edhe barazimi do të ishte i favorshëm për këtë skuadër.
Në fakt, KEK-u gjatë gjithë takimit ka bërë përpjekje të mëdha për të realizuar gol, por mbrojtja e Trepçës ishte në nivel të detyrës. Mitrovicasit ishin të përqendruar më shumë në mbrojtje, pasi me barazim eventual matematikisht siguronin titullin e kampionit. Ndërkohë, ekipi i Gani Sejdiut vetëm nëpërmjet kundërsulmeve përpiqej të shënojë gol.
Por, Trepça u gjunjëzua në minutat shtesë të takimit, kur Arsim Plepolli nga gjuajtja e lirë prej rreth 25 metrave ia dhuroi tri pikë ekipit të tij, KEK-ut, i cili tani ka vetëm tri pikë më pak sesa Trepça.
Hysi – Prishtina 1:2
Hysi është mposhtur në shtëpi nga Prishtina, me rezultat 1:2. Kryeqytetasit kanë kaluar në avantazh prej 0:1 në minutën e 12-të me golin që e shënoi Ardian Kozhani. Hysi i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 24-t nëpërmjet Mentor Zhdrellës. Kurse, tri pikë Prishtinës ia siguroi Faton Zejnullahu që shënoi gol në minutën e 81-të për rezultat përfundimtar, 1:2
Liria – Drenica 0:1
Drenica ka shënuar fitore në Prizren, si mysafire e Lirisë, me rezultat minimal, 0:1. Golin e vetëm dhe të fitores për kuqezinjtë e ka shënuar në minutën e 83-të të takimit, Premton Muji.
Besa – Ferizaj 3:0
Besa ishte superiore në përballje me Ferizajn, duke dominuar gjatë gjithë takimit. Në këtë mënyrë, pejanët mposhtën ekipin mysafir me rezultat të thellë, 3:0. Golat për Besën në këtë takim i shënuan Florent Papuqi në minutën e 37-të, Elvis Gacaferi në minutën e 43-të dhe Granit Çekaj në minutën e 70-të të ndeshjes. Kjo humbje, Ferizajn ende e mban në luftë me Vëllaznimin për t’iu shmangur pozitës që çon në ndeshje barazhi me ekipin e tretë nga Liga e parë.
Flamurtari – Kosova (V) 4:2
Flamurtari e ka mposhtur Kosovën e Vushtrrisë, e cila veç më herët i pati humbur gjasat për mbijetesë, me rezultat 4:2. Tri gola për kuqezinjtë në këtë takim i shënoi Labinot Jetullahu në minutat e 50-të, 54-të dhe 73-të, kurse një gol tjetër e realizoi Jeton Mehmeti në minutën e 18-të. Ndërsa golat për vushtrriasit i realizuan Armend Ibrahimi në minutën e 18-të dhe Bajram Zuqaku në minutën e fundit të takimit.
Gjilani – Vëllaznimi 0:1
Gjilani, i cili qysh më herët matematikisht i pati humbur gjasat për mbijetesë, ka pësuar disfatën e radhës nga Vëllaznimi, me rezultat 0:1. Fitoren gjakovarëve ua siguroi kapiteni Atdhe Gashi që e shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 8-të të takimit. Me këtë fitore, Vëllaznimi ka barazuar pikët me Ferizajn dhe njëra prej tyre do të luajë ndeshje barazhi me ekipin e tretë nga Liga e parë. Se cila skuadër do ta ketë këtë fat, do të mësohet pas përfundimit të xhiros së fundit.
Superliga – Xhiroja 32
Tabela ND GD PI
1. Trepça 32 18 56
---------------------------------------
2. KEK-u 32 18 53
3. Prishtina 32 5 52
4. Besa 32 16 50
5. Hysi 32 10 47
6. Flamurtari 32 0 47
7. Drenica 32 -9 46
8. Liria 32 4 44
9. Ferizaj 32 -9 39
---------------------------------------
10. Vëllaznimi 32 -10 39
---------------------------------------
11. Kosova (V)32 -16 31
12. Gjilani 32 -24 25