E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aliko ish-kryetari nuk dorezon shiritin

Konstituimi Sarande

Alikoja eshte njesia e dyte vendore ne jug te vendit ku konstituimi eshte bere pa denjimin e kryetareve pararendes per te qene te pranishem ne dorezimin e detyres. Keshtu ndodhi fillimisht me Bollanon ne Himare dhe e njejta gje u perserit edhe ne Komunen e Alikos dje e cila ishte e para njesi e qeverisjes vendore nga nisi ky proces per nenprefekturen e Sarandes. Nenprefekti i Sarandes Gjergji Mano i pranishem ne konstituimin e pare u mundua ta kaperceje momentin e mungeses se ish-kryetarit te Alikos Ilia Thanasi ne proceduren e kalimit te pushtetit nga nje ish-kryetar humbes i gares elektorale ne kryetarin fitues Kristo Kaishi qe kandidoi nen siglen e PBDNJ-se. Por te gjithe keshilltaret e rinj dhe te pranishmit e tjere u ndien keq qe mungesa e qytetarise dhe e kurajes per ta pare ne sy rezultatin e per te pranuar jo vetem ate u shpreh jo vetem duke mos denjuar te vije ish-kryetari ne takim por nuk ka dorezuar edhe shiritin kuqezi qe eshte edhe simboli dallues i kryetarit te bashkise apo komunes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›