E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara ku u shmangen italianet dhe amerikanet

Ne gare pervec francezeve te Eurocopter ishin edhe italianet te Augusta-s dhe nje kompani e njohur amerikane pikerisht Sikorski qe i perket grupit United Technologies. Te gjitha palet zhvilluan nje fushate te forte lobimi duke perdorur edhe politikane te njohur. Italianet sollen ne Tirane dy senatore te njohur ndermjet tyre edhe presidenti i komisionit te jashtem njekohesisht ish-ministri i Jashtem Lamberto Dini. Mirepo menjehere pas zgjedhjeve te vitit 2009 Berisha udhetoi ne France ku ne nje takim me Presidentin Nikolas Sarcozy premtoi blerjen e helikoptereve nga firma franceze. Eurocopter e deshironte kete tender pasi behet fjale per nje shume te majme e cila eshte parashikuar tashme ne buxhet. Ne mediat franceze u botua lajmi ne takimin mes tyre Presidenti francez dhe Sali Berisha rane dakord vec te tjerash qe te intensifikojne marredheniet ekonomike mes Parisit dhe Tiranes te cilat jane pak te zhvilluara dhe Nicolas Sarkozy nenvizoi rendesine nisur nga ambiciet europiane te Shqiperise e projektit te blerjes se 17 helikoptereve ushtarake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›