E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alimadhi: Qendrimi i PS, nje rrezik per integrimin e vendit

Kryetari i Partise Balli Kombetar Adriatik Alimadhi deklaroi se qendrimi i Partise Socialiste eshte kthyer ne nje rrezik per imazhin e Shqiperise ne proceset integruese. Ne te njejten kohe i beri thirrje te gjithe shqiptareve te solidarizohen me kontributin e tyre ne ndihme te popullsise qe humbi gjithcka ne permbytjen e Shkodres dhe rrethinave te saj. "Partia Balli Kombetar kundershton qendrimin e keshilltareve socialiste te Bashkise Tirane, te cilet votuan kunder fondit financiar per te vajtur ne ndihme te banoreve te Qarkut Shkoder dhe Lezhe. Mbajtja peng e Bashkive dhe Komunave te drejtuara nga socialistet per te mos kontribuar dhe ndihmuar vellezerit tane ne veri te Shqiperise tregon se fryma e drejtimit te kesaj partie vazhdon te jete me mentalitet ideologjik, menyra e grumbullimit te fondeve financiare, ne numer llogarie me vete, tregon frymen e ndarjes dhe te percarjes midis shqiptareve", ka deklaruar Alimadhi. Nderkohe gjuha aktuale e lidershipit te Partise Socialiste, sipas tij, vazhdon te jete e njejte me gjuhen e baballareve te tyre shkaktare te luftes vellavrasese midis shqiptareve. Per te, e majta shqiptare, e cila per 50 vjet izoloi shqiptaret, i vrau, i pushkatoi me gjyq dhe pa gjyq me mijera shqiptare, ajo kerkon edhe sot t'i lere shqiptaret te ndare dhe te percare dhe ne urrejtje midis njeri-tjetrit. "Balli Kombetar mendon se ky qendrim i Partise Socialiste prish imazhin e Shqiperise dhe demton proceset integruese drejt Bashkimit evropian dhe perbejne rrezik qe i kercenohet demokracise shqiptare dhe kombit shqiptar", deklaroi Alimadhi.
Do te zhvillohet ne Tirane mbledhja e Internacionales Socialiste. Kryeministri grek, si president i saj pritet te takoje dy lideret shqiptare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›