E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-ministri Doda: U shkel rregullorja per shkarkimet ne kaskaden e Drinit

Ish-ministri i Energjetikes gjate Qeverise socialiste, Viktor Doda, deklaroi gjate fjales se tij ne Asamblene Kombetare se eshte shkelur rregullorja ne shkarkimin e plotave ne kaskaden e Drinit. "Nuk u zbatua rregullorja per administrimin e shkarkimeve nga liqeni i Komanit, e kjo duhej bere kur prurjet ne Fierze ishin mbi 600m3/sek dhe kuota duhej te ishte ne 166 m relative", tha Doda. Ai beri te ditur se sipas te dhenave te publikuara nga vete METE kuota e liqenit te Komanit nuk eshte ulur me shume se 173 m nderkohe qe prurjet ne Fierze u rriten mbi 600m3/sek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›