E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alitalia del nga kriza, arrihet marreveshja

Sindikata e piloteve te Alitalia-s e pranoi me ne fund planin e shpetimit qe e nxjerr kompanine ajrore italiane nga kriza. Pilotet ishin pengesa e fundit dhe kundershtaret me te flakte te marreveshjes me Kai-in, grupin e investitoreve italiane.

Keta te fundit pranuan te zvogelojne numrin e piloteve qe do te hiqen nga puna, njoftuan zyrtare te kompanise.  Negociatat mes sindikatave dhe investitoreve u zhvilluan ne seline e kryeministrise italiane. Investitoret kane premtuar se do te japin 1.4 miliarde dollare per kompanine dhe do ta bashkojne ate me privaten eiruan (airone).

Ata po kerkojne edhe nje partner te huaj mes Eirfrans- KLM apo Luftansa-s, per te blere aksione te Alitalia-s. Nese gjithcka shkon mire alitalia e re mund te jete gati ne mes te tetorit. Deri atehere fluturimet e kompanise nuk do te kene probleme sigurojne autoritetet e Aviacionit Civil Italian, te cilet kishin kercenuar se s’do te lejonin me  udhetime te Alitalia-s, nese nuk do te kishte nje marreveshje per planin e shpetimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›