E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, plani financiar, i miratuar

Udheheqesit e Kongresit dhe administrata Bush thone se e kane arritur marreveshjen per planin financiar prej 700 miliarde dollaresh. Kryetarja e Dhomes se Perfaqesuesve, demokratja Nensi Pelozi tha pas mesnates se marreveshja ishte arritur, por se ende angazhimi duhej hedhur ne leter.

Edhe sekretari i Thesarit, Henri Polson tha se nuk ka me dyshime qe miratimi i planit nga te dyja palet eshte pune e kryer, por duhen edhe disa hapa, tha ai, qe gjithcka te finalizohet. Kongresmenet shpresojne qe te henen ta hedhin per votim ne Dhomen e Perfaqesuesve dhe me vone ne Senat.

Presidenti Bush thote se e gjithe ekonomia amerikane vihet ne rrezik nga pasiguria e vleres se aksioneve te mbeshtetura mbi kredite prej miliarda dollaresh te shtepive, te cilat tashme kane humbur vlere dhe kercenojne ekonomine amerikane.

Bankat te cilat mbajne keto asete po kufizojne kredine duke e bere gjithnje e me te veshtire marrjen e huave nga ana e bizneseve dhe konsumatoreve. Presidenti Bush kerkon qe Kongresi te miratoje shumen prej 700 miliarde dollaresh per te blere kredite e keqija dhe per t'u krijuar mundesi bankave te kene me shume para per per te dhene hua.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›