E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berthamoret, Irani hedh poshte rezoluten e OKB-se

Irani ka hedhur poshte rezoluten e fundit te Kombeve te Bashkuara qe i ben thirrje Teheranit te nderprese programin e pasurimit te uraniumit. Irani tha se ky zhvillim nuk ishte konstruktiv dhe tregoi mungesen e unitetit ne Keshillin e Sigurimit.

Kryenegociatori iranian, Saed Xhalili tha se rezoluta shkaktonte "mosbesim" dhe nuk do te ndihmonte paqen dhe sigurine.

Dokumenti qe u miratua ne menyre unanime ne OKB, i ben thirrje Teheranit qe te respektoje rezolutat e meparshme per nderprerjen e aktiviteteve berthamore dhe te bashkepunoje me Agjencine Mbikeqyrese te OKB-se per Energjine Atomike.

Megjithate, kjo rezolute nuk vendos sanksione te reja. Nje korrespondent i BBC-se thote se rezoluta eshte nje dokument i arritur me kompromis pasi Rusia refuzoi te diskutonte sanskione te tjera.

Projekti i rezolutes u prezantua pas nje takimi surprize te ministrave te Jashtem ne Nju Jork dhe bisedimeve mes Rusise dhe SHBA-se.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›