Berthamoret, i derguari i SHBA, vizite ne Korene e Veriut

I derguari i posacem i SHBA per programin berthamor te Korese se Veriut, Christopher Hill do te udhetoje ne ditet e ardhshme ne Penian ku do te takohet me autoritetet koreane, per te shpetuar nga deshtimi bisedimet 6 paleshe mbi ceshtjen berthamore.
Lajmin e ka bere te ditur nje zyrtar amerikan qe ka preferuar te mbetet anonim.
Nderkohe, Departamenti i Shtetit nuk e ka konfirmuar lajmin, por ka bere te ditur se Hill do te shkoje edhe ne Seul, kryeqytet i Korese se Jugut.