Axelrod, keshilltar i Obames

Presidenti i zgjedhur i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barack Obama ka bere te ditur emerime te tjera te skuadres me te cilen do te drejtoje kater vitet e ardhshme vendin.
Strategu i fushates elektorale te Obames, David Axelrod eshte caktuar te jete ne rolin e keshilltarit te presidentit.
Nderkohe Gregory Craig, ish-funksionar i larte ne Departamentin e Shtetit gjate administrates se Bill Clinton, do te jete avokat i Shtepise se Bardhe.