E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli nuk do te marre pjese ne Durban II

Izraeli nuk do te marre pjese ne forumin e Kombeve te Bashkuara per racizmin. Ministrja e Jashtme izraelite, Tzipi Livni deklaroi se vendimi i Jeruzalemit ishte perfundimtar.

Ajo u beri thirrje edhe vendeve te tjera te bojkotonin kete forum te cilin e konsideroi si “nje gjykate antiizraelite”.

Ne lidhje me kete vendim kane reaguar Kombet e Bashkuara qe kane shprehur keqardhje.

Konferenca Boterore kunder Racizmit, Diskriminimit Racial, Ksenofobise dhe Intolerances do te mbahet ne prill te vitit te ardhshem ne Gjeneve.

Ky eshte takimi i dyte pas atij 2001-shit ne Durban te Afrikes se Jugut, te cilin Jeruzalemi e bojkoti ne shenje proteste ndaj deklarates se hartuar ne ate forum.

Ne dokument Izraeli konsiderohej si “nje shtet racist dhe aparteid”.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›