E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Alkaraz, “një raketë” në ngritje

Një raketë që udhëton me shpejtësi supersonike në renditjen ATP. Ky është Carlos Alcaraz. Në moshën 18 vjeç, 11 muaj e 20 ditë, në vetëm një vit ai ka shkuar nga vendi i 119-të në renditjen botërore në vendin e nëntë, një rritje prej 110 pozicionesh. Tenisti spanjoll është midis 10 më të mirëve që në fillim të kësaj jave. Një kufi i vështirë për t’u kapërcyer për çdo tenist, për më tepër i arritur nga Alcaraz pas vetëm 77 ndeshjesh, nga të cilat ka fituar 56.

Alcaraz, i cili e përkufizon veten si një “djaloshi i qytetit”, për kuriozitet ka hyrë në dhjetëshen e më të mirëve në të njëjtën datë (25 prill) me Rafa Nadal, gjithashtu pasi fitoi turneun e Barcelonë. “Koincidenca e takimeve me Rafën është mbresëlënëse. Jam i lumtur që jam midis 10 më të mirëve dhe e arrij atë në të njëjtën datë me idhullin tim. Eshtë një gjë e veçantë”, – theksoi Alcaraz.

E nëse vazhdon kështu, ai mund të ngjitet në më shumë pozicione këtë vit, gjithnjë nëse bën paraqitje të mira në Grand Slams, ku shpërndahen shumica e pikëve. Numri një është ende një ëndërr për të. Por ka një rrugë të gjatë përpara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›