Alket Rizai: Asnjë plan për arratisje nga burgu. Policia greke sheh ëndrra me sy hapur
GREQI - Plani i shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalas, për të liruar Alket Rizain nga burgu i Dhomokos, edhe pse i dështuar, ka shkaktuar shqetësim në mesin e zyrtarëve të burgut ku ndodhet Rizai.
Ky plan, por edhe kërkesat e vazhdueshme të të dënuarit shqiptar, që të shkojë në spitalin e qytetit të Lamias për shqetësime të ndryshme shëndetësore, kanë bërë që zyrtarët e burgut të Dhomokos të kërkojnë transferimin e tij në një burg tjetër.
Kërkesa motivohet me faktin që personeli në burgun e Dhomokos ka rënë ndjeshëm dhe stacioni i policisë lokale ka vetëm 3 oficerë gjatë natës.
Sipas informacioneve, të arratisurit nga burgu i Trikalas, 2 netë më parë dështuan në planin e tyre, për të vënë eksploziv murit rrethues të burgut të Dhomokos, ku ndodhet Rizai, pasi në Artë ndeshën një patrullë policie, me të cilën shkëmbyen zjarr, nga ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Alket Rizai flet për News24
Në një komunikim telefonik në “News24”, Alket Rizai hodhi poshtë të gjitha pretendimet për ndonjë plan të mundshëm arratisjeje të tij, të ndihmuar nga të arratisurit e burgut të Trikalas. Rizai pohoi se i njeh të arratisurit, por nuk ekziston asnjë plan për arratisjen e tij nga burgu. “S’kam asnjë lidhje me të burgosurit e Trikalas. Lidhja që bën policia me 4 të arratisurit është absurde. Policia greke sheh ëndrra me sy hapur”, u shpreh Rizai në “News24”.
I pyetur lidhur me kërkesën e zyrtarëve të burgut të Dhomokos, për transferimin tij në një burg tjetër, Rizai tha: “Nuk jam njoftuar për transferimin, por nuk e kam problem, burg këtu burg atje.”
Vazhdon operacioni për kapjen e 4 të arratisurve nga burgu i Trikalas
Ndjekja e të arratisurve nga burgu i Trikalas vazhdon në ditën e 6 dhe policia greke mendon se ata janë shumë pranë kufirit me Shqipërinë, ku kanë përparësi, sepse e njohin mirë terrenin.
Sipas informacioneve të fundit, kamerat termike kanë identifikuar mbrëmë 2 persona. 1000 oficerë policie janë në ndjekje të shqiptarëve, që mendohet se janë ndarë në dy grupe dhe lëvizin në drejtime të ndryshme; në drejtim të kufirit me Shqipërinë ose jashtë zonës së kontrollit policor.
Qëllimi i policisë greke është të shmangë arratisjen e tyre në Shqipëri, edhe pse bëhet e ditur se autoritetet shqiptare kanë siguruar se do të bashkëpunojnë në kapjen e tyre.
(an.jo/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Alket Rizai: S’kam lidhje me të arratisurit nga burgu, policia greke sheh ëndrra me sy hapur