E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Save the Children”: Çereku i fëmijëve të botës vuajnë pasojat e kequshqyerjes

TIRANE – Raporti global i “Save the Children” për vitin 2013, “Ushqimi për mendim”, konstaton se çereku i fëmijëve të botës vuajnë efektet e kequshqyerjes, duke vënë miliona jetë në rrezik. Sipas këtij raporti, fëmijët e kequshqyer kronik janë mesatarisht rreth 20% më pak të arsimuar se sa ata që kane një diete ushqyese.

“Save the Children” thekson se mungesa e vëmendjes mbi ushqyerjen e fëmijëve mund të ndikojë në zhvillimin konjitiv te tyre dhe ne efektet e rritjes ekonomike të një vendi. Studimi tregon se mos pasja e një diete ushqyese mund të dëmtojë rendë aftësinë e fëmijës për të lexuar dhe shkruar një fjali të thjeshtë dhe t’i përgjigjet pyetjeve bazë të matematikës në mënyrë të saktë – pavarësisht sasisë dhe cilësisë së shkollimit të marrë.

Studimi i “Save the Children” zbuloi se fëmijët e kequshqyer vuajnë pasoja të pakthyeshme; ata rriten më të shkurtër dhe më të dobët ndërsa truri i tyre mund të mos zhvillohet tërësisht. Shoqata theksoi nevojën që lufta kundër kequshqyerjes duhet të jetë një prioritet për udhëheqësit e tetë vendeve më të zhvilluara të botës. Udhëheqësit do të takohen në Irlandën e Veriut muajin e ardhshëm.

Sipas “Analizës së Situatës mbi të Drejtat e Fëmijëve në Shqiperi” të “Save the Children 2012”, statusi i ushqyerjes së fëmijëve shqiptare është përmirësuar gradualisht gjatë dekadës së fundit. Mangësia në rritje për fëmijët nën pesë vjeç ka rënë nga 32 përqind në vitin 2000 në 19 përqind në vitin 2012. Përqindja e fëmijëve me rritje të frenuar ka rënë nga 11 përqind në vitin 2000 në 9 përqind në vitin 2012. Përqindja e fëmijëve nën peshë ka rënë nga 14 përqind në vitin 2000 në 5 përqind në vitin 2012; vetëm 2 përqind janë të rrëgjuar rendë (wasting). 27 përqind e Komunitetit Rom pohojnë që fëmijët e tyre vuajnë nga kequshqyerja që vjen nga dieta e varfër.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›