Rama: Ndërtimet pa leje në breg do jenë një ëndërr e keqe
TIRANË - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi të dielën një takim me përfaqësuesit vendorë në Vlorë, ku ka diskutuar për konkursin ndërkombëtar mbi planin e zhvillimit të qarkut dhe aksionin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në bregdet pas marrjes së mandatit si kryeministër.
Rama ka shkruar në rrjetin social “Twitter” se “pas katër vjetësh ndërtimet pa leje në breg do jenë një ëndërr e keqe”.
“Mesazhi është i qartë: Kush ndërton pa leje apo në shkelje të lejes në bregdet duhet të ndalet sepse pa asnjë dyshim po i çon paratë në det!,- ka nënvizuar Rama, ndërsa shton se “në vijën bregdetare të Shqipërisë do bëjmë çka bëmë me Lanën në Tiranë”.
(er.nu/BalkanWeb)