Nju Jorku lejon martesat gay, festë nëpër rrugë
Shteti i Nju Jorkut që nga dita e sotme është shteti i shtatë amerikan ku lejohet martesa e gay-ve. Senati i këtij shteti ka votuar në favor të propozimit të guvernatorit Andrew Cuomo, i cili kishte kërkuar që çifttet homoseksuale të kenë të drejtën të martohen, ashtu siç e kanë këtë të drejtë edhe çiftet e tjera.
Ky propozim është votuar me 33 vota pro dhe 29 kundër dhe brenda një muaji pritet që të hyjë në fuqi.
Kjo është një fitore e madhe për komunitetin gay, duke qenë se Nju Jorku është ndër shtetet më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në Amerikë.
Për këtë arsye, pas miratimit të propozimit, në sheshet e Nju Jorkut kanë zbritur mijëra njerëz të komunitetit homoseksual, të cilët kanë festuar këtë ditë të shënuar për ta.