Klosi: Berisha dhe Ristani prishën këto zgjedhje

Deputeti i Partisë Socialiste Blendi Klosi dhe një herë në një deklaratë për shtyp bën publike të gjithë ankesat të cilat janë dëshmuar nga kjo forcë, duke i cilësuar hapur si një manipulim i kreut të KQZ-së Arben Ristani.
Duke e cilësuar si një maskaradë elektorale, Klosi nga selia rozë akuzoi kryeministrin Berisha si urdhëruesin e vetëm të KQZ-së, i cili ka manipuluar deri në detaj materialet zgjedhore.
“Sali Berisha dhe vegla e tij qorre Ristani, po i heqin këtë shanc, duke bërë një proces aspak Europian, duke e lënë pas nga Europa e qytetarëve dhe Europa e ëndëruar”.
Deputeti opozitar theksoi se në castin që nuk plotësohen standartet, atëherë PS do të vijojë betejën në rrugën ligjore.
“KQZ-ja po i ngjan një pazari cikërimash,se një institucion dinjitoz që është i paaftë, ashtu siç e kërkon dhe i paafë të fitojë e ka cuar vendin në një rrugë të rrezikshme”.
“Kodet e ndryshuara të fletëve të votimit, fletët e lënë jashtë zarfeve, fletë të cilat kanë fluturuar nga njëra qëndër në tjetrën me duart e shërbëtorëve dhe të shërbëtorit Ristani” tha më tej deputeti, ne vazhden e akuzave.