Tentohet të grabitet banesa në Peqin, dhunohen fizikisht të moshuarit
Peqin- Banesa e një çfiti të moshuarish në Peqin është tentuar të grabitet nga tre persona të armatosur. Ngjarja është shënuar gjatë natës në fshatin Çelhakaj të komunës së Gjocajt, ku persona e maskuar dhe me armë janë futur me forcë në shtëpinë e çiftit Haki e Farie Beqiri, 57 dhe 52 vjeç, për të grabitur sendet me vlerë.
Të moshuarit kanë reaguar, por ata janë dhunuar fizikisht me mjete të forta nga grabitësit. Pas kësaj ngjarje të tre personat janë larguar nga banesa, ndërsa të moshuarit kanë lajmëruar policinë, ndërsa më pas janë dërguar drejt spitalit të Elbasanit.
Prej andej mësohet se 52-vjeçarja ka marrë plagë të shumta në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa bashkëshorti i saj gëzon shëndet më të mirë. Policia ka nisur hetimet në shtëpinë e çiftit, ndërsa është vënë në kërkim të autorëve.