E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alketa, nëna e Lionelit dhe Nikolës

Alketa Vejsiu, sapo ka festuar 29-vjetorin e lindjes në një festë shumë private me miqtë e saj. Njëkohësisht, ka shënuar 15 vite karrierë radiofonike dhe televizive. Ajo ka hyrë në botën e spektakleve që kur ishte 14 vjeçare, si spikere në “Top Albania  Radio”, për ta përmbyllur me “X Factor”, si nënë së një djali dhe një vajze, Lionelit dhe Nikolës. 

“Unë nuk jam ai njeriu i lustruar që shkëlqej në çdo moment si në  ekran. Në të përditshmen time jam njeri normal, me ritualet e mia të zakonshme”, ka treguar Alketa, për mediat shqiptare.
Më tej përmendi si një nga ritualet e saj të zakonshme pikërisht  shijimin e kapuçinos me briosh, por në Itali, sepse atje ka kuptim”, theksoi  Alketa. “Gjithsesi, edhe këtu e kam gjetur kënaqësinë e gjërave të vogla që ma  bëjnë jetën të bukur”, shtoi më tej.   Pyetjeve  për bashkëshortin e saj  ajo u është përgjigjur në këte mënyrë: “I dashuri im i zemrës është një mik shumë  i mirë dhe që më mbështet gjithmonë, kështu që ai meriton dashurinë dhe  vlerësimin tim. Për mua më e rëndësishmja është familja, dhe për më tepër  familja që unë ngrysem dhe gdhihem çdo ditë e qetë dhe e lumtur, lumturi që  reflektohet në lëkurën time”. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›