Alketa pak pauzë nga “X Factor”
Nëse mendoni se familja dhe X Factor Albania do të merrte gjithë kohën e Alketa Vejsiut, gaboni. Ajo di shumë mirë t’i menaxhojë të gjitha. E madje, të jetë prezente edhe në aktivitete të ndryshme në kryeqytet. Prezantuesja e mirënjohur dhe bashkëproducentja artistike e X Factor Albania pas udhëtimeve nga një qytet në tjetrin, është kapur nga paparaci ynë në çeljen e një prej salloneve më të rinj të modës në kryeqytet, “Coco”. “Coco” është inauguruar këtë mes javë dhe është krijuar nga tri mikesha, mes tyre dy personazhe të njohura, si stilistja Enada At’Nikolla dhe drejtoresha e imazhit në tv Klan, Klodi Menri. Alketa ka uruar mikeshat e saj në këtë sipërmarrje të re, ndërsa vijojnë ta presin impenjimet me X Factor Albania, i cili vazhdon udhëtimin në Shqipëri. Pikërisht këtë javë (25, 26 tetor) do të mbahet audicioni i madh i talenteve në Elbasan.