E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 22 tetor 1735 Premiera e “Scanderbeg”

Opera me 5 akte “Scanderbeg”. Është një opera romantike e shkruar nga kompozitorët francezë François Francoeur dhe François Rebel për sezonin e vjeshtës së Operës së Parisit në vitin 1735. Ndryshe nga veprat e tjera që përpiqen ta tregojnë në mënyrë sa më heroike përplasjen mes Perandorisë Osmane dhe shqiptarëve, libretistët Antoine Houdar de la Motte dhe Jean Louis Ignace de la Serre e kanë dhënë përmes një historie dashurie të heroit shqiptar dhe Serviljes, princeshës së Serbisë, të cilën e lakmon edhe vetë sulltan Murati. Një dashuri e vështirë, por që ka një fund të lumtur. Premiera e operës ishte me datë 22 tetor 1763 në prezencën e mbretit Louis XV dhe mbretëreshës Marie Charlotte Leszczynska e Francës në Fontainebleau. Ka mundësi që premiera e vitit 1763 të jetë një përpunim i versionit të parë të luajtur në vitin 1735.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›