Ritvan Bode bën sebepet me të fejuarën
Që lidhja e ministrit të Financave, Ritvan Bode, dhe Jola Xhafos është zyrtarizuar në fejesë, kjo nuk është tashmë asnjë gjë e re. Por çifti i ri ka nisur të bëjë edhe sebepet tashmë. Kështu ka ndodhur këtë të enjte, ku makina e ministrit ka ndaluar pikërisht në mes të rrugës për të përshëndetur mikeshën e çiftit, Enada At’Nikolla, me rastin e inaugurimit të sallonit të saj. Ka qenë Jola ajo që ka identifikuar në fakt ministrin. Ndalimi paralel me tre makina i Bodes ka tërhequr vëmendje, por kur nga makina ka dalë Jola është identifikuar edhe ministri. Ajo ka zbritur për të përshëndetur Enadën, e cila është afruar pranë makinës së ministrit për të marrë edhe urimet e tij. Pasi janë përshëndetur për pak çaste, Bode dhe e fejuara e tij janë larguar, ndërsa ky moment vjen në këto foto ekskluzive të realizuara nga paparaci ynë.