E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria heq dorë në heshtje, por zyrtarisht nga privatizimi i Albpetrol

albpetrolQeveria ka hequr dorë edhe zyrtarisht dorë nga privatizimi i Albpetrol, pas dështimit spektakolar me ofertën kompanisë amerikane Vetro Energy, ku pjesë kishte edhe Rezart Taçi, e cilaofroi çmimin 850 milionë euro.

Me një paragraf të shkurtër, pjesë e VKM-së nr.74, qeveria ka mbyllur në mënyrë të heshtur privatizimin e Albpetrol, pa dhënë asnjë shpjegim.

Qeveria nuk jep asnjë sqarim rreth arsyes së mbylljes së procedurave, kur më parë, në muajin shkurt kishte vendosur të niste negociatat me shoqërinë e renditur e dyta tek ofertat, kinezët e Ëin Business, që kishin dhënë çmimin 297 milionë euro, raporton Shqip.

Nga vendimi i marrë për ti dhënë fund procesit, kuptohet se as shoqëria e renditur e treta, kanadezët e Bankers me ofertë rreth 106 milionë euro nuk kanë pasur interes për të biseduar me qeverinë, sikurse mësohet se as kjo e fundit (shteti) nuk e pa të arsyeshme të negocionte për një çmim 8 apo 4 herë më të ulët, nga sa ishin pritshmëritë./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›