Mima: Borxhi publik është nën kontroll dhe i shëndetshëm!
Ministri i Ekonomisë Florion Mima deklaron se borxhi publik është nën kontroll. Ai tha se borxhi në masën 62.3 përqind i PBB është i shëndetshëm dhe nuk paraqet probleme për financat publike.
“Borxhi jonë është rritur me vetëm 3 pikë përqindje, ndërkohë që vendet e rajonit është rritur me 16 % dhe në Evropën e zhvilluar rritja është edhe më e lartë”, është shprehur Mima në forumin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, raporton “AS”.
Sipas Mimës, ky është një borxh i marë për investime publike në banka zhvillimi dhe jetëgjatësia e tij është 15-30 vite./b.l