Allardyce i kënaqur me fitoren e parë në stolin e Blackburnit
Menaxheri i ri i Blackburnit, Sam Allardyce, është shumë i kënaqur nga paraqitja e ekipit të tij dhe fitorja bindëse prej 3-0 ndaj Stoke Cityt.
"Isha i ngazëllyer t'i shoh djelmoshat në fushë dhe reagimin e tyre sot. Nuk dhashë shumë nga vetja, por angazhimi dhe dëshira e lojtarëve ishte ajo që e kërkoja dhe e mora", ka thënë Allardyce. "Organizimi dhe kualitetet mbrojtëse kanë munguar së fundi dhe e dija se mund të arrijnë gola dhe rezultati ishte i shkëlqyeshëm", ka shtuar anglezi.