E Diel, 1 Nëntor 2026

Valuev mbron titullin

Në një mënyrë shumë të dyshimtë boksieri rus Nikolai Valuev ka mbrojtur titullin kampion të WBA-së pas përballjes në mbrëmjen e të shtunës kundër boksierit veteran, Evander Holyfield. Meçi ndërmjet dy boksierëve të kategorisë së rëndë i zhvilluar në Cyrih të Zvicrës ka shkuar në 12 raunde, ndërsa në momentin kur të gjithë kishin llogaritur që 46-vjeçari Holyfield do të shpallet kampion për të pestën herë, gjyqtarët kishin vendosur ndryshe. Gjyqtari i parë kishte llogaritur pikë të barabarta, 114-114, gjyqtari i dytë vlerësoi 116-112 në favor të Valuevit, ndërsa i treti po ashtu favorizoi Valuevin për një pikë më shumë, 115-114. Ky vendim i gjyqtarëve bëri që gjiganti rus ta mbrojë titullin, derisa padrejtësisht ia mohuan fitoren legjendës së boksit, Evander Holyfield. "E kam goditur atë më shumë sesa që më ka goditur ai mua. Kam lëvizur vazhdimisht dhe kam bërë që ai t'i huq goditjet. Kam bërë luftë të mirë dhe mendoj se e kam merituar fitoren", është shprehur Holyfield pas vendimit të gjyqtarëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›