Allegri: Goli i Seedorf ishte i rregullt

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka deklaruar se goli i shfuqizuar i Clarence Seedorf në ndeshjen ndaj Fiorentinës ishte gol i rregullt dhe nuk është dashur të anulohej.
“Ekipi luajti shumë mirë, edhe pse ne shëuam një gol të rregullt që u anulua nga gjyqtari, por nuk ka problem për mua”.
“Më pas në pjesën e dytë, Fiorentina na shfaqi vështirësi me anë të Manuel Pasqual, ndërsa portieri Artur Boruc arriti të bëjë intervenime të pabesueshme”, ka thënë Allegri.