E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina në zi, vdes nëna e Diego Maradonës

Argjentina, por edhe bota e futbollit, janë në zi për fatkeqësinë që i ka ndodhur Diego Armando Maradonës.
Nëna e tij, Dalma ndërroi jetë të shtunën në një spital të Bueonos Airesit, e dërrmuar nga problemet e zemrës dhe veshkave.
Zonja Dalma Salvadora Franko ishte 82 vjeç dhe luftonte prej 10 vitesh për shkak të shëndetit të rënduar, e shtruar herë pas here në spital. E ëma e Diegos, e njohur shkurt me emrin Donja Tota, u shtrua në spitalin “Los Arkos” në kryeqytetin e Argjentinës ditën e premte dhe u vendos në mjekim intensiv, por as kjo nuk ia shpëtoi jetën.
Maradona u nis menjëherë për në Buenos Aires që nga Dubai, në Lindjen e Mesme, ku drejton skuadrën vendase Al Uasl. i cilësuar ndoshta si futbollisti më i madh i të gjitha kohëve, Diego u shpall kampion i botës më 1986 me Argjentinën si dhe fitoi dy tituj në Serinë A me Napolin, ndërsa vetë ka kaluar një jetë me shumë probleme, diçka që natyrshëm ka shkaktuar shqetësimin e vazhdueshëm të nënës së tij, Dalma Salvadora Franko.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›