E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi, Rooney dhe Ibrahimoviç, garë për golin më të bukur

Çmimi për golin më të bukur të vitit e që mban emrin e futbollistit legjendar hungarez, Ferenc Puskas dhe ndahet nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA), ka bërë të ditur dhjetë kandidatët e tij.
Në mesin e tyre janë yjet Lionel Messi, Wayne Rooney dhe Zlatan Ibrahimoviç. Në konkurrencë janë edhe shënimet e brazilianit Neymar, meksikanëve Giovanni Dos Santos dhe Julio Gomez, serbit Dejan Stankovic, belgut Benjamin De Celauer, argjentinasit Lisandro Lopez dhe futbollistes amerikane, Heather O`Reilly.
Çmimi për golin më të bukur quhet "Ferenc Puskas" sipas futbollistit legjendar hungarez, i cili luajti për Real Madridin. Fituesi i parë i tij ishte portugezi Cristiano Ronaldo (2009), ndërsa vitin e kaluar shënimi më i bukur u zgjodh ai i turkut Hamit Altintop.
Tifozët mund të votojnë për golin e tyre të preferuar në uebfaqen zyrtare të FIFA-s dhe fituesi do të shpallet në gala mbrëmjen e Topit të Artë më 9 janar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›