Allegri: Lejuam Napolin të luajë në kundërsulme

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është ankuar se lojtarët e tij i kanë dhënë Napolit shumë hapësirë për kundërsulme, në disfatën e mbrëmshme 3-1 të ekipit të tij.
Kampionët e Serie A kaluan në epërsi pas vetëm 12 minutash falë një goli me kokë të shënuar nga Alberto Aquilani, por Napoli përmbysi rezultatin pas më pak se 40 minuta me një hat-trick nga Edinson Cavani.
“Ishte një ndeshje shumë e çuditshme. Ne kishim shumë posedim dhe ishim në avantazh, por pastaj ata ishin ca me fat që barazuam po thuajse menjëherë”.
“Ne nuk duhej t`i kishim lejuar ata të luajnë në kundërsulme, ne e dinim se ata do të luanin kështu. Jam i kënaqur me lojtarët e mi, neve vetëm na mungoi vendosmëria në disa momente”, ka thënë Allegri.