E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cavani ndëshkon Milanin

Kampioni i Italisë në fuqi, Milan, ka pësuar humbje prej 3-1 si mysafir i Napolit.

Njeriu që e dënoi Milanin ishte, Edinson Cavani, i cili realizoi het trik në takimin e zhvilluar në San Paolo.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, me anë të mesfushorit të transferuar këtë edicion, Alberto Aquilani (12’), mirëpo në fund të takimit ky mbeti vetëm goli i nderit për kuqezinjtë.

Pas vetëm një minute, Cavani e barazoi rezultatin, ndërsa më pas i kaloi vendasit në epërsi (36’).

Në minutat e para të pjesës së dytë (51’), Cavani kompletoi het-trikun e tij dhe vendosi rezultatin përfundimtar duke e ngritur skuadrën e tij në krye të tabelës me pikë të barabarta me Juventusin, Udinesen dhe Cagliarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›