Spanja kampion i Evropës në Basketboll

Përfaqësuesja e Spanjës në basketboll është shpallur kampion i Evropës, pasi në finalen e Eurobasket 2011 ka mposhtur Francën me rezultat 98-85.
Spanjollët në kampionatin e zhvilluar në Lituani luftuan për ta mbrojtur titullin e fituar në Poloni, duke fituar titullin e dytë në histori.
Ndërkohë, francezët asnjëherë nuk kanë qenë kampionë të Evropës, porse kanë luajtur një herë në finale në vitin e largët 1949.
Për të arritur në finalen e këtij viti, Spanja eliminoi Maqedoninë (92-80), ndërsa Franca doli më e fortë se Rusia (79-71).
Pas një loje mjaft efikase në finale, Spanja rezultoi më e suksesshme në të gjitha fraksionet e lojës, dhe në fund me rezultat të përgjithshëm prej 98:85 (25:20, 25:21, 25:21, 23:23), u shpall kampion i edicionit të 37-të të basketbollit europian.
Që është lojtar për ndeshje të mëdha u tregua edhe një herë fantastiku, Juan Carlos Navarro, duke shënuar 27 pikë e pesë asistime. Jose Calderon dhe Pau Gasol regjistruan nga 17 pikë, Rudi Fernandes 14, ndërsa Mark Gasol 11 pikë.
TeK përfaqësuesja e Francës më i spikatur ishte Tony Parker, i cili shënoi 26 pikë e pesë kërcime dhe asistime.