E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushatë kundër De Geas

Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 20:00

Menaxheri i Manchester Unitedit Sir Alex Ferguson është ankuar se mediet janë duke u munduar të shkatërrojnë portierin David De Gea.

Spanjolli i cili erdhi në Old Trafford nga Atletico Madrid si pasardhës i Edwin Van der Sarit në verë ka bërë fillim të heshtur të karrierës së tij në Angli përfshirë disa gabime të kushtueshme në ndeshjet e para për klubin e ri.

Por, Ferguson e mbron atë nga kritikat. “Ekziston një fushatë kundër De Geas. Ka njerëz që duan që djaloshi të dështon. E kam fituar këtë bindje dhe nuk e kuptoj, ai është i jashtëzakonshëm” tha Ferguson për Mail on Sunday.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›