E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri: Na duhet një mesfushor

Trajneri kampion i Italisë, Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Milan ka nevojë për një mesfushor të klasit të lartë për sezonin e ri, por ka refuzuar të komentojë nëse është i interesuar për kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas.

"Pasi humbëm Andrea Pirlon, Milanit i duhet një lojtar me kualitete teknike të rëndësishme”, ka thënë Allegri.

Zv/presidenti Galliani ka hedhur poshtë çdo mundësi të blerjes së Fabregas duke thënë se nuk ka qenë kurrë në planet e Milanit.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›