E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja VMRO-DPMNE dhe BDI drejt finalizimit

Marrëveshja për formimin e koalicionit qeveritar midis VMRO-DPMNE dhe BDI sonte pritet të finalizohet, para mbajtjes së seancës së parë konstituive të Parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 5 qershorit.
 

Nga të dyja kampet politike, vazhdojnë të mbajnë të fshehur detaje lidhur me kompromiset për formimin e koalicionit, ndarjen e pushtetit dhe përafrimin e platformave politike. Në BDI marrëveshja është gati drejt përfundimit dhe se kjo parti do të ketë pozicion relevant dhe do të inkorporojë në prioritetet qeveritare pjesët e rëndësishme të platformës politike.
Negociatat e fundit janë duke u zhvilluar për postin e kryetarit të Parlamentit, ku VMRO-DPMNE insiston që të mbajë atë, për shkak të kontrollit të zhvillimeve politike brenda Parlamentit.
 

Burime jozyrtare nga VMRO-DPMNE bëjnë të ditur se kreu i Parlamentit duhet ti takojë atyre, pasi në rast se BDI do të marrë kreun e këtij institucioni, atëherë kjo parti mund të hyjë në skenare me LSDM dhe do të dirigjojë axhendat politike që do të dëmtojnë interesat e VMRO-DPMNE-së. Ndërkaq, Gruevski insiston që të ketë kryetarin e Parlamentit dhe se kjo detyrë do ti besohet sërish kreut të deritanishëm Trajko Veljanovski.
Në rast të kundër, BDI thekson se ende është çështje e hapur zgjedhja e kreut të Parlamentit, ku kjo parti ka ofruar dy kandidatura si Teuta Arifi apo Xhevat Ademi.
 

Sa i përket ndarjes së kabineteve ministrore, të gjitha ministritë janë të hapura dhe nuk janë përcaktuar asnjë se cilës parti do ti takojë, theksojnë burime pranë BDI-së.
 

Zyrtarë të kësaj partie theksojnë se megjithatë synimet e tyre janë për të përfituar njërën nga ministritë relevante si ajo e Brendshme apo e Mbrojtjes, por duke përfshirë edhe dy ministritë si ajo e Drejtësisë dhe Transportit, që tashmë i janë siguruar BDI-së.
BDI po synon edhe ministrinë e Financave, Drejtorinë e Sigurimit Publik, Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Drejtorinë e Doganave ose ndonjë nga drejtoritë e tjera të rëndësishme. Kjo parti do të ketë edhe pesë zëvendësministra dhe pesë sekretarë shtetërorë.
Nesër në konstituimin e Parlamentit të ri, pritet të zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit, ndërsa do të zgjidhen edhe anëtarët e komisionit për zgjedhje dhe emërime.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›