E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjen Bakaj, por vetëm për vizitë

Sulmuesi është i dëmtuar, por rregullat e detyrojnë të paraqitet para stafit mjekësor të kombëtares

Elis Bakaj do të bashkohet me kombëtaren në Durrës, por vetëm sa për të folur me trajnerin Xhani de Biazi dhe për tu ekzaminuar nga stafi mjekësor. Sulmuesi kuqezi do të qëndrojë dy javë jashtë fushave, për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e fundit në kampionatin ukrainas. Nuk bëhet fjalë për diçka serioze që mund të rrezikojë pauza të gjata, megjithatë Bakaj do të humbasë dy ndeshjet e para kualifikuese për Brazil 2014. Pavarësisht mungesës, ai duhet të paraqitet në skuadër, për tu ekzaminuar nga mjekët e kombëtares. Një gjë e tillë nuk është mirëpritur nga stafi teknik i klubit të tij në Ukrainë, Çernomorets Odesa, por janë të detyruar ta lejojnë, sipas rregullave të FIFA-s. Bakaj do të qëndrojë dy ditë me kuqezinjtë dhe pranë familjes, për ta vazhduar më pas terapinë në Ukrainë.

Fyhet nga kundërshtarët,

Berisha mbyll Twitter

Besart Berisha ka vendosur të heqë dorë nga rrjeti social Twitter, pas abuzimeve të shumta nga ana e tifozëve kundërshtarë. Lojtari shqiptar, i cili luan në Australi me Brisbane Roar, ishte figura qendrore e ndeshjes së fundit të sezonit të kaluar, kundër Perthit, ku ai fitoi e më pas shndërroi në gol një penallti që i dha titullin skuadrës së tij. Ndonëse ishte një vendim i drejtë i gjyqtarit, Berisha u akuzua si hileqar nga kundërshtarët dhe tifozët e tyre. Fyerjet e kërcënimet vazhduan edhe Pas shumë fyerjeve dhe kërcënimeve në adresën e tij në Twitter, kosovari ka vendosur ti japë fund. “E hapa llogarinë nëTwitter për tifozët e mi, tha Berisha. “Nëse njerëzit e përdorin për gjëra të gabuar, atëherë nuk e dua më.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›