E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri: Problemi jonë rezultatet, jo loja

Bosi i Milanit, Massimiliano Allegri, është vënë në mbrojtje të paraqitjes së skuadrës së tij pas fitores minimale ndaj Genoas, duke thënë se rezultatet janë problemi më i madh i Rossonerëve.

“Unë gjithmonë kam qenë i relaksuar kur ekipi luante mirë. Kritikat kanë qenë tepër të vrazhda, duke e marrë parasysh atë që bëmë në fushë”.

“Situata te Milani është thjesht punë e rezultateve, jo e paraqitjeve. Ne kemi mundur të shënojmë në pjesën e parë, përderisa ka pasur edhe vendime të dyshimta për penalti. Në përgjithësi, jam i kënaqur me fitoren. Ne siguruam një rezultat pozitiv në një atmosferë të vështirë në klub”, është shprehur Allegri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›