E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri, harroje ‘golin fantazmë’

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini ka kritikuar trajnerin e Milanit, Massimiliano Allegri, për fokusimin e tij në “golin fantazmë” kundër Juventusit.

Allegri vazhdimisht përmend golin e paakorduar të Sulley Muntarit në barazimin 1-1 me Bianconerët, dhe mendon se Scudetto mund të vendoset nga ai incident. Por, Maldini e këshillon atë të shikojë përpara.

“Ishte një incident i rëndësishëm, por i takon të kaluarës. Duhet harruar atë. Do të kishte qenë më mirë për të dyja skuadrat ti shmangen polemikave të tjera. Brenda 20 ditësh, Milani ka humbur dy objektiva të sezonit, Ligën e Kampionëve dhe Coppa Italia por gara në Serie A është ende e hapur. Milan dhe Juventus kanë 50 për qind të shanseve për të fituar Scudetton”, deklaroi Maldini për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›