E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012: kuota 51 për ndërprerjen e rrymës

Ka filluar të ndihet aroma e Euro 2012, dhe nuk mungojnë as opsionet e kompanive të mëdha të basteve në prag të garës në Poloni dhe Ukrainë, që fillon më 8 qershor.

Përveç opsioneve të rëndomta, bien në sy disa vërtetë të pazakonshme. Kuota e vendosur nga bastoret për mundësinë e ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë ceremonisë së hapjes në Varshavë është 51.

Opsion i një basti është edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Bastoret i kanë ndarë kuotën 81, mundësisë së paraqitjes së tij në fushë gjatë një ndeshjeje. Sipas gjitha gjasave, nuk do të jenë vetëm këto.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›