E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talenti finlandez, tre gola për tre minuta (video)

Në fundjavë filloi Kampionati finlandez i futbollit dhe menjëherë në xhiron e parë ndodhi një e papritur.

Një prej talentëve më të mëdhenj në Evropë, i riu Joel Pohjanpalo, ka realizuar het-trik brenda 180 sekondash. Kampioni aktual Helsinki, ku aktivizohet 17 vjeçari, ishte duke humbur në terrenin e vet nga Marihamna deri në 20 minuta para fundit.

Por, në skenë doli Pohjanpalo. Ai e barazoi rezultatin në minutën e 71-të, golin e epërsisë e realizoi në sulmin e radhës kurse në të 74-ën, Helsinki ishte në avantazh 3:1. Ky është het-triku më i shpejtë në histori.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›