E Diel, 1 Nëntor 2026

Allegri i kënaqur, pavarësisht disfatës

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, beson se kuqezinjtë treguan lojë të mirë në disfatën 3-2 ndaj Barcelonës.

“Mendoj se ishte e rëndësishme për ne të luajë një ndeshje si kjo, të përballemi me këtë ekip me futboll të hapur dhe të shohim në çfarë niveli jemi”, ka thënë Alegri pas ndeshjes së mbrëmshme.

“Ne largohemi të mposhtur nga kjo ndeshje, mbase me meritë, por me një vetëbesim më të madh se më herët. Barcelona luajti për 90 minuta në mënyrën si luan gjithmonë, ndërsa ne krijuam shumë shanse të rrezikshme për ta”.

“Ideale do të ishte të mbajmë Leo Messin sa më ngushtë që mundet, por nuk është e lehtë, pasi ai nuk ju jep mundësi referimi. Sonte kur ne arritëm të shkojmë  në sulm dhe të shpërndajmë lojën, ne i bëmë gjërat të vështira për ta, ndërsa ne bëmë gabime në gol pasi nuk i ndoqëm lëvizjet e tyre”.

“Krahasuar me barazimin 2-2 te Barcelona, ne luajtëm me kurajë më të madhe. Kjo paraqitje dëshmon se ne jemi në rrugë të duhur”, ka deklaruar italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›