E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas-Boas keqardhje për golin e minutës së fundit

Trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas, ka shprehur keqardhjen e tij për fatin e keq të ekipit të tij pas golit të minutës së fundit që bëri që blutë të humbasin me rezultat 2-1 ndaj Bayern Leverkusen.

Londinezët tani do të duhet të luftojnë me Valencian, që shënoi fitore 7-0 ndaj Genk, për t`u kualifikuar për në fazën e ardhshme.

“Gjithçka duket se po na ndodh. Ne shënuam të parët dhe ishim dominues gjatë gjithë ndeshjes dhe ne kishim shans të madh të kalojmë në avantazh 2-0 me Florent Malouda. Është një periudhë e vështirë për klubet angleze për momentin në Ligën e Kampionëve, por ne duhet të bëjmë një lojë të guximshme dhe t`u kthehemi fitoreve”.

“Ne kemi pranuar shumë gola, por të pranojmë nga harkimet nga këndi është diçka që nuk ka ndodhur një kohë. Ne ishim kompakt dhe të disiplinuar nga ndërprerjet e lojës deri në momentin e fundit. Një detaj i vogël bën dallimin e madh dhe në këtë garë kjo kushton shumë”, ka thënë Villas-Boas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›