Allegri i lumtur qe ekipi i tij po meson
Menaxheri i Milanit Massimilliano Allegri beson se ekipi i tij kishte nxjerre disa mesime nga humbja ndaj Cesenas kur ata mposhten ekipin francez Auxerre ne Ligen e Kampioneve.
Kuqezinjte shenuan fitore 2-0 ne ndeshjen e pare te fazes se grupeve te gares evropiane dhe paraqitja eshte lavderuar nga Allegri i cili po ashtu zhvilloi takimin e pare ne kete gare.
Me pelqeu durimi qe ekipi e tregoi gjate kesaj ndeshje. Auxerre punoi shume fuqishem ne pjesen e pare dhe ne kishim disa shanse per te kaluar ne avantazh po ashtu duke rrezikuar qe me kundersulme te pesojme. Ishte identike edhe ndaj Cesena por fatmiresisht ata e derguan topin e fundit gabimisht.
Pasi kaloi ne avantazh ekipi luajti mire edhe pse ne pese minutat e fundit ne duhej ta mbanim topin me mire ka thene Allegri per Sky Italia.