Inter tre probleme per Benitezin Milito Pandev dhe gafat e Marigas
Me shume se sa provokimet e vazhdueshme te Murinjos me shume se 2-2 i Interit te tij me Tventen Rafa Benitez eshte kthyer nga Holanda me tre probleme per te zgjidhur. I pari quhet Milito i transformuar nga princ ne bretkose brenda disa muajve. I dyti eshte Pandev i cili rrezikon nje pushim te gjate pas demtimit ne gju gjate ndeshjes se Champions. I treti eshte Mariga i kapur nga telekamerat duke goditur me koke Jansenin dhe rrezikon skualifikimin. Pra trajnerin spanjoll e kane zene hallet e medha. Me shqetesuesi ndoshta eshte ai i Diego Militos. Njeri qe fale golave ka udhehequr zikaltrit drejt tripletes ne 2010 eshte zhdukur si me nje te rene te lapsit. Forma fizike Problem mendor apo vetem nje moment negativ qe i ndodh nganjehere cdo sulmuesi E veshtire ta thuash. E verteta eshte se princi nuk eshte me snajperi vdekjeprures i sezonit te shkuar dhe nese nuk harrojme hera e vetme qe ai ka shenuar ne nje porte ka qene ne ate te Julio Sezarit. Atehere kompletohet kuadrati. Ndoshta ka nevoje per nje pushim. Nje pushim te sforcuar rrezikon te marre Goran Pandev. Maqedonasi doli nga fusha e Enschede me dyshimin per nje keputje te ligamentit kolateral te brendshem ne gjurin e djathte. Nje problem i madh sepse nese ekzaminimet konfirmojne diagnozen atehere rrezikon te qendroje per 2-3 muaj jashte fushes. Nje garanci me pak per sulmin interist tashme te reduktuar shume. Kapitulli MekDonald Mariga. Keniani po e fiton vendin e titullarit te 11-shja e Benitezit por tani rrezikon ti shikoje shoket nga tribuna ne ndeshjen e ardhshme te Champions. Ne fakt ne fundin e ndeshjes me Tventen i ka dhene nje goditje te forte me koke Jansenit. Telekamerat e kapen dhe skualifikimi me prova tv duket i paevitueshem. Gjeja e fundin per te cilen do te kishte nevoje Interi tani.