E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesi shenuesi me i mire ne historine e Barces Mund te realizoja me teper

Argjentinasi Sulmuesi ka qene protagonist i nje paraqitjeje te jashtezakonshme kunder Panathinaikosit ne Champions

Te behesh golashenuesi me i mire i nje skuadre ne Champions League mbi te gjitha kur ajo quhet Barcelona ne moshen 23-vjecare. Dicka te tille mund ta realizonte vetem nje njeri nje gjeni i fushave te blerta qe ndryshe njihet edhe si Mesia e futbollit Lionel Mesi. Me dy golat e realizuar te marten ne mbremje kunder Panathinaikosit sulmuesi argjentinas eshte ngjitur ne kuoten e 27 golave me fanellen blaugrana ne aktivitetin me prestigjioz per klube ne Europe. Ai ka kaluar brazilianin Rivaldo 25 dhe holandezin Patrik Klajvert 21.

Me moshen qe ka koha punon ne anen e argjentinasit i cili ka mundesi te thyeje rekorde te tjera. Mesi shkelqeu ne Kamp Nou me dy rrjeta dy asiste dhe nje top qe ka goditur te dyja shtyllat pingule te portes greke thjesht i papermbajtshem. Merita kane pasur edhe Ksavi e Iniesta te cilet punojne pas sulmuesit. Kunder heleneve Barcelona ka realizuar 792 pasime 693 me shume se kundershtaret. Megjithate pavaresisht paraqitjes se mire fitores 5-1 te Barces dhe shifrave mbreselenese Mesi nuk ka mbetur plotesisht i kenaqur. Jam pak i zemeruar me veten time qe gabova 11-metershin. Gjithsesi me shume rendesi ka qe skuadra fitoi nje ndeshje mjaft te rendesishme deklaroi ylli i katalaneve per sajtin zyrtar te UEFA-s. Luajtem ne menyre te shkelqyer me mjaft intensitet loje dhe duke krijuar raste te shumta per shenim gjate gjithe ndeshjes. Gjithsesi jam i bindur se mund te kisha shenuar edhe te pakten dy gola te tjere. E pame veten ne disavantazh por kur barazuam shifrat ne 1-1 e deri ne fund te takimit paraqitja jone ishte thuajse perfekte.

Edhe pse Leo Mesi tregohet i ashper me veten Pep Guardiola nuk humbet asnje rast per ta lavderuar. Trajneri synon ti udheheqe blaugranat drejt titullit te trete europian ne pese vjet finalja e ketij edicioni do te luhet ne Uembli stadiumin ku Barca ka fituar per here te pare Kupen e Kampioneve ne vitin 1992. Mesi ishte njeriu i ndeshjes por shperdoroi disa mundesi shenimi Ai eshte lojtari me i mire ne bote. Keto jane fjalet e teknikut te Barcelones i cili nuk e fsheh admirimin per argjentinasin. Ai eshte padyshim numri 1. Ka mjaft lojtare te shkelqyer por Mesi qendron perpara te gjitheve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›