Bindin Big-et Ibra terheq Milanin te triumfi
Fitojne te gjithe te medhenjte e Champions Leagues Bajerni Celsi Milani Reali e Arsenal ndersa Marseja mundet ne shtepi. Ne Grupi E Bajerni i Mynihut mund 2-0 Romen ne Gjermani. Pjesa e pare u mbyll ne barazim 0-0 pjesen e pare edhe pse perpjekjet e te dyja skuadrave nuk kane munguar. Sigurisht me kerkues jane paraqitur gjermanet te cilet luanin para shikuesve te tyre. Nje loje e kenaqshme e bavarezeve qe zhbllokohen vetem ne pjesen e dyte ne minuten e 79 realizoi nje gol te mrekullueshem Myler. Klose ne minuten e 83 ka vulosur fitore 2-0. Kluzh triumfon 2-1 ndaj Bazelit te cilin e mundi qe ne pjesen e pare. Ne Grupi F surprizen e ben Spartaku i Moskes qe ka mundur Marsejen ne France 0-1. Ndersa Celsi ka zgjidhur thuajse gjithcka qe nga minuta e pjeses se pare ku ka gjetur tri here golin e me Esien 13 dhe dopjeta e Anelkase 24 e 28. Ne te dyten kane shenuar Surridge 53 per anglezet dhe Oravec ka ngushtuar 4-1 ne minuten e 55-te. Nje takim i dominuar totalisht nga anglezet pasi diferenca mes tyre dhe kundershtarit ishte e madhe. Ne Grupin G Milani fiton 2-0 ndaj Okserit. Miqte jane mbrojtur mire dhe kane humbur me shume se nje rast per gol duke goditur edhe traversen. Manovres se Milanit i ka munguar fluiditeti edhe pse ne fushe ishte Sedof se bashku me treshen Ibra Pato e Ronaldinjo te cilet kane krijuar pak raste per shenim. Ne pjesen e dyte Milani eshte me agresiv dhe nje kros i Ronaldinjos ne minuten e 66 devijon me koke Boateng dhe Ibrahimovic shenon. Vetem pas 3 minutash Ronaldinjo nis nje kundersulm vrases dhe ne afersi te zones jep nje asist per Ibrahimovicin qe realizon edhe golin e dyte. Reali i Murinjos mund 2-0 Ajaksin me autogolin e Alites 31 dhe ate te Higuain 75 ne nje ndeshje ku spanjollet kane pasur epersine. Ne Grupin H Arsenali kthen ne goleade ndeshjen ndaj Brages te cilen e mundi 6-0 me golat e Fabregas p 9 e 53 Arshavin 30 Chamak 34 Vela 69 e 84. Shaktar Donjetsk merr nje fitore 1-0 ndaj Partizanit te Beogradit me golin e Srnas 71.